fbpx
Alb'swiss TV
deputetja-kusari-lila:-dje-ndodhi-masakra-politike,-historia-do-te-gjykoje-ata-qe-e-sollen-kete-dite
Lajme

Deputetja Kusari-Lila: Dje ndodhi masakra politike, historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë

Loading...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash kanë votuar mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka thënë se dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.

Ajo në një postim ka thënë se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë.

Ja postimi i saj:

Mirëmëngjesi Kosova jonë,

Dje ndodhi maskarada politike në mes të krizës dhe luftës me pandeminë globale.
Ashtu sikur e prezentova në fjalimin tim dje, sot Kosova u zgjua me lajmin për rrëzimim e Qeverisë në mes të pandemisë, në të gjitha mediat botërore.

Jam e sigurt se historia do të gjykojë ata që e sollën këtë ditë, por gjithashtu kurrë më e sigurt nuk kam qenë se energjia dhe gatishmëria jonë për të vazhduar betejën për Kosovën shtet i zhvilluar dhe shtet i së drejtës nuk ka qenë më e madhe.

Dje ishte vetëm një betejë në numrin e gjatë të tyre që duhet të bëjmë për vendin tonë.
Do të kemi edhe shumë tjera me fitore për Kosovën dhe njerzit e saj.

❤ Kosovë

Loading...

Të ngjajshme

Babai nga Skënderaj në hall me vajzën e mitur që po i arratiset nga shtëpia

albswiss.com

Presidenti Thaçi flet për koronavirusin, ka këtë kërkesë

albswiss.com

Tërmeti trag jik që tron diti vendin, portali E-Albania bën bilancin deri në orën 18.00: Ja shuma e mbledhur nga donacionet

news