fbpx
Alb'swiss TV
haxhiu-reagon-pas-rrezimit-te-qeverise:-mocioni-ishte-i-planifikuar-nga-mustafa-e-thaҫi
Lajme

Haxhiu reagon pas rrëzimit të Qeverisë: Mocioni ishte i planifikuar nga Mustafa e Thaҫi

Loading...

Pas rrëzimit të Qeverisë ka ardhur edhe reagimi nga Albulena Haxhiut.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, kanë punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet me nderë e përkushtim.

Sipas saj, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin.

Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me nderë e përkushtim.

Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa.

LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite.

Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve.

Të dashur qytetarë, mos u dëshproni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur!

Loading...

Të ngjajshme

LAJMI I FUNDIT: 4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albswiss.com

Ngatërruan himnin e Shqipërisë, kështu iu hakmorren “Kuqëzinjtë”, Francës

albswiss.com

A është ndarja e Kosovës në tavolinë? Çka qëndron pas deklaratave të zyrtarëve përpara raundit të ri të negociatave

admin