fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Kushtetuta parasheh zgjedhje ose Qeveri nga LVV-ja

kushtetuta-parasheh-zgjedhje-ose-qeveri-nga-lvv-ja

Kuvendi i Kosovës me 82 vota ka votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vetëm dy opsione para vetes, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti.

I pari kërkon shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, e i dyti caktimin e një mandatari për formimin e Qeverisë së re, por i cili duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e Kurtit, meqë është parti fituese.

Neni 100 i Kushtetutës thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, ndërkaq neni 81 saktëson se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, shkruan KOHA.

Meqë kjo e fundit përbën dispozitë që i lë në mundësi kreut të shtetit të vendosë ose jo për zgjedhje dhe nisur nga fakti që në Kosovë është vënë edhe masë e ndalimit të qarkullimit të qytetarëve shkaku i pandemisë që ka prekur 71 qytetarë dhe ka marrë një jetë, juristët kanë theksuar se opsion i vetëm mbetet formimi i një qeverie të re.

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka treguar se në këtë rast aktivizohet neni 95.5 i Kushtetutës.

“Nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe shumica në Kuvend mandaton kandidatin e ri për të formuar Qeverinë”, thotë ky nen.

Të ngjajshme

Ndërron jetë në Infektive një pacient i dyshuar me Koronavirus

albswiss.com

Mbi 800 mijë kosovarë vizituan bregdetin shqiptar gjatë gushtit

albswiss.com

Thaçi sonte flet për katër ditët e intervistimit në Hagë

albswiss.com

Disa punonjës dalin pozitivë me koronavirus, mbyllet çerdhja në Fushë Kosovë

albswiss.com

54% e kosovarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia

albswiss.com

Djali i Mustafës jep lajmin e fundit për gjendjen e babait, publikon edhe fotografi me të

albswiss.com
Loading...
Loading...
%d bloggers like this: