fbpx
Alb'swiss TV
amerika-e-mohoi-planin-sekret-per-territore,-vjen-reagimi-i-isa-mustafes
Lajme

Amerika e mohoi planin sekret për territore, vjen reagimi i Isa Mustafës

Loading...

Mustafa ka reaguar pasi Amerika e ka mohuar planin sekret për territore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Mustafa ka sulmuar tërthorazi Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, tashmë kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se “të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

Sipas Mustafës, “kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”.

“SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”, përfundon shkrimi i Mustafës.

Loading...

Të ngjajshme

Ky është kushti i Albin Kurtit ndaj BE-së nuk ia siguron Kosovës vizat

albswiss.com

Pasi na ndihmuan për të shpëtuar jetë, zjarrfikësit italianë surprizohen nga bujaria e shqiptarit…! Ja si ia shpërblejnë

albswiss.com

Kush është shkaktari i vd.ekjes së Arzanës? Prokuroria tregon dys.himet e para

albswiss.com