fbpx
Alb'swiss TV
dizajneri-i-njohur-kosovar-preket-nga-koronavirusi,-ben-kete-thirrje
Lajme

Dizajneri i njohur kosovar preket nga koronavirusi, bën këtë thirrje

Loading...

Dizajneri i njohur kosovar është prekur nga koronavirusi, e këtë e ka treguar vet ai.

Dizajneri nga Prishtina, Petrit Pjetër Bylykbashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 apo koronavirus.

Ish-banori i Big Brother bën thirrje që personat me të cilët ka kontaktuar kohët e fundit të adresohen te mjekët për masat e mëtutjeshme parandaluese.

“Te dashtunit e mi, Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus. Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e mëtutjeshme”, ka njoftuar ish-banori i Big Brother.

Ai tregon se rrethi i ngusht është identifikuar dhe kontaktuar nga mjekët lidhur me procedurat testuese dhe parandaluese të koronavirusit.

Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket. Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia. Ju dua shume”, përfundon Bylykbashi.

Loading...

Të ngjajshme

Erërat që frynin me shpejtësi 185 km/h lëkundën anijen gjigante, pasagjerët kaplohen nga paniku (VIDEO)

admin

Komandanti i KFOR-it: FSK-së i duhet leja për të shkuar në veri

albswiss.com

Gjermani, policia bastis zyrat e “Deutsche Bank”

admin