fbpx
Alb'swiss TV
vdes-edhe-nje-person-nga-koronavirusi-ne-shqiperi,-shkon-ne-7-totali-i-viktimave
Lajme

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 7 totali i viktimave

Loading...

Vdes një 85 vjeçare nga Coronavirusi, shkon në 7 totali i viktimave në Shqipëri.

Ka vdekur në spitalin Infektiv, në Tiranë, një paciente 85-vjeçare, duke e çuar në 7 numrin e viktimave nga Coronavirusi në Shqipëri.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Shëndetësisë. E moshuara ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, dhe kishte mbërritur gjatë pasdites në spital, në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

Njoftimi i plotë:

Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!.

Loading...

Të ngjajshme

129 vjeçe/ Gruaja më e moshuar në botë: S’kam parë një ditë të bardhë në jetën time

albswiss.com

Izolim total në Shqipëri, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia

albswiss.com

Albin Kurti tregon 5 pikat ku ‘lëshoi pe’ Vetëvendosja për koalicion

albswiss.com