fbpx
Alb'swiss TV
Zvicër

Ministri Berset: “Kriza me koronavirusin, nuk mbaron para mesit të majit”

“Është gabim të mendohet që vala e epidemisë ta prekë Zvicrën dhe pastaj ta anashkalojë dhe të zhduket”

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset pret që kriza me koronavirusin në Zvicër nuk mund të përfundojë para mesit të muajit maj.

“Është gabim të mendohet që vala e epidemisë ta prekë Zvicrën dhe pastaj ta anashkalojë dhe të zhduket”, ka thënë Berset në një intervistë për gazetën “La Liberte”.

“Specialistët thonë se koronavirusi do të qëndrojë këtu. Prandaj ne duhet t`i dëgjojmë dhe t`u besojmë atyre. Është e domosdoshme të gjendet një vaksinë kundër sëmundjes, por për këtë nevojitet kohë”.

Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë kemi dijeni se si t`i qasemi virusit, përcjell albinfo.ch gazetën e përmendur. Ministri i shëndetësisë me këtë rast ka rikujtuar masat higjienike të rekomanduara nga Qeveria Federale: Larje e rregullt e djuarve dhe mbajtje e distancës”.

Të ngjajshme

Gjenevë: Bankënotat prej 500 € të cilat kishin bllokuar tualetet e disa restoranteve, shkojnë tek punonjësit!

admin

Cilat janë risitë kryesore të ligjit Zvicëran për të huaj: Ku duhet me pasur më së tepërmi kujdes?

admin

Postimi pikëllues i babait të shqiptarit që u mb yt në shinat e trenit në Zvicër

admin

Zvicër: Rënia e ndjeshme e hyrjeve ilegale në Zvicër!

admin

Tubimi informues në Gjenevë – Ndryshimet përkeqësuese ligjore në Zvicër

admin

Zvicër: Në lagjen Lignon të Gjenevës, të evakuuar dhe të lënduar nga zjarri

admin
error: Content is protected !!