fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Këto temperatura na presin sot e nesër

keto-temperatura-na-presin-sot-e-neser

Parashikimi i motit për këtë javë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Dita e parë e prillit parashihet të shoqërohet me reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike me masa të ashpra nga veriu, do të ndikoj në uljen e temperaturave minimale duke bërë që në ditët e ardhshme, pas ditës së martë përpos borës, parashihen edhe ngrica të lehta.

“Të hënën, vendi ynë do të vazhdoj me kushte të ngjashme meteorologjike, sikur ditët paraprake. Nga dita e martë, masat e ashpra të ajrit, të cilat vijnë nga pjesa veriore e kontinentit, do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Borë parashihet të bie, fillimisht në pjesën e Dukagjinit dhe pastaj të njëjta kushte do ta përfshijnë edhe pjesë tjetër të territorit”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën temperaturat do të ulen dukshëm për shkak të reshjeve të parashikuara të borës

Vlerat e lehta negative parashihen të vazhdojnë deri të premten. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s.

Kushtet biometeorlogjike do të jenë relativisht të mira, sa i përket cilësisë së ajrit, për shkak të qarkullimit të mirë të masave të ajrit të shoqëruara edhe nga elementet tjera meteorologjike, ndërsa këto vlera negative të temperaturave të parishikuara, nuk do të jenë në favor të pemëtarisë, sidomos te ato pemë që janë në fazën e lulëzimit.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër në qytetet kryesore të vendit.

Të ngjajshme

Presidenti Thaçi synon të “imponojë” një qeveri tjetër

albswiss.com

Isa Mustafa merr paralajmërimin drithërues nga Vetëvendosje

albswiss.com

Deputeti i AAK-së: Ramush Haradinaj është Adem Jashari i gjallë

albswiss.com

Isa Mustafa: LDK-ja e gatshme të sigurojë shumicën për qeverisje

albswiss.com

Sot do t’u bëhet testi për të parë nëse janë shëruar katër pacientë nga Vitia

albswiss.com

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, kafenetë në Kosovë pritet të hapen në këtë datë

albswiss.com
error: Content is protected !!