fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Njofton Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

njofton-quni:-nje-pjesetar-i-fsk-se-eshte-i-infektuar-me-koronavirus

Quni ka njoftuar se një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se asnjë pjesëtarë i FSK-së në Kosovë nuk rezulton i prekur me koronavirus.

Quni tha se Kosova ka shumë pjesëtarë ushtarak me detyra dhe misione në vende të ndryshme të botës.

“Ka një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të FSK-së siç janë atashetë ushtarakë me misione apo trajnime ushtarake jashtë vendit. Deri tani vetëm njëri prej tyre rezulton i prekur me COVID-19 derisa ishte në një trajnim”.

Kreu i Mbrojtjes në Kosovës nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetërorë.

Ai theksoi se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.

Duke folur për rolin e Forcës së Sigurisë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore.

Të ngjajshme

Deklarata e Kurtit dikur: Ai që e shkel Kushtetutën është superkriminel

albswiss.com

Abrashi tregon se a janë të pranueshëm emrat e propozuar nga AAK-ja për ministra

albswiss.com

Haradinaj stoik ndaj taksës, këtë ua kërkon prodhuesve vendor

admin

9 anëtarë të një familje në Shtime dalin pozitivë me koronavirus

albswiss.com

Krijimi i Qeverisë së re, Mustafa: Po e presim ftesën nga Presidenti për takim

albswiss.com

Ndërron jetë farmacistja kosovare në moshen 38-vjeçare

albswiss.com
error: Content is protected !!