fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Bahtiri i reagon Thaçit: Kam prit se do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt

bahtiri-i-reagon-thacit:-kam-prit-se-do-t’i-bente-kallezim-penal-dick-martyt

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka reaguar pas padisë që i ka bërë Presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ka pritur nga Thaçi që këtë ta bënte dikur ndaj ish anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Postimi i plotë:

Jam i befasuar me veprimin e bërë presidenti Thaçi, pasi që unë kam prit se ai do t’i bënte kallëzim penal Dick Martyt, e jo mua. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam kërcënuar askënd personalisht, e aq më pak familjen e askujt. Unë jam i gatshëm 24 orë në ditë që t’i jepi sqarime organeve të drejtësisë, pavarësisht se një herë veçse kam dhënë deklaratë. Megjithatë, kushdo që dëshiron informacione shtesë për këtë çështje mundet ta kontaktoj avokatin tim, Tomë Gashi.

Pavarësisht kësaj, unë po vazhdoj angazhimin e tim të pandërprerë për t’ju qendruar pranë qytetarëve të Mitrovicës në këtë kohë të vështirë që po kalon bota me pandeminë e koronavirusit COVID-19. Gjithë angazhimi im do të jetë i fokusuar në lehtësimin e jetesës së qytetarëve, ndërsa atyre që merren me ndryshim të kontekstit të deklaratave të mia, ju them që është më mirë që këtë energji negative ta shndërroni në energji pozitive për Kosovën. AB

Të ngjajshme

Disa persona dalin nga vetuar dhe rrëmbejnë një vajzë në Prishtinë, ky është njoftimi i babait

albswiss.com

Haziri flet pas tragjedisë në familjen Bllaca:Ishte familje e mirë, e ndershme

albswiss.com

Dimri i vetmisë së madhe!?

admin

Bie Qeveria Kurti

albswiss.com

Mos e ndani nga dieta juaj/ Njihet si ‘fruti shërues’, gjithçka që duhet të dini për shegën, nga ndërveprimi me ilaçet tek sëmundjet që lufton

albswiss.com

Këto tri gjëra largoni nga shtëpia, janë të dëmshme

albswiss.com
error: Content is protected !!