fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Dy personat që ndërruan jetë sot nga koronavirusi në Kosovë, kishin probleme të rënda shëndetësore

dy-personat-qe-nderruan-jete-sot-nga-koronavirusi-ne-kosove,-kishin-probleme-te-renda-shendetesore

Dy viktimat e sotme të koronavirusit në Kosovë, kishin probleme të rënda shëndetësore.

Një burrë 59-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare janë dy viktimat e fundit në Kosovë të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të prekur me Covid 19 në Kosovë.

Rreth orës 03:00 raportohet se ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Ndërkohë në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, ga fshati Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Ndërkohë javë më parë ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër kosovarë i infektuar me Covid 19, 82-vjecar nga rajoni i Podujevës.

Ndërkohë që na muaji shkurt e deri më sot zyrtarisht janë të infektuar 145 persona. Nga ta janë shëruar 23, ndërkohë që të vdekur janë 3 persona të tjerë.

Të ngjajshme

Kurti thotë se nuk pret ndonjë marrëveshje me Serbinë sivjet

albswiss.com

Edhe Sllovenia kundër taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe

admin

Kurti nga Gjilani: S’kemi kohë për mandatar, po merremi me virusin

albswiss.com

Pas paralajmërimit amerikan, Kryeministri Kurti takon komandantin e FSK-së

albswiss.com

Mikrobiologu i njohur flet për hapjen e xhamive: Çfarëdo grumbullimi është kërcënim për shëndetin publik

albswiss.com

Haradinaj ‘vajton’ shkarkimin e Mendim Rugovës: Ishte profesionist i Zoti

albswiss.com
error: Content is protected !!