fbpx
Alb'swiss TV
Showbiz

Gjest i madh nga Rita, aplikon për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor

gjest-i-madh-nga-rita,-aplikon-per-te-qene-vullnetare-ne-sherbimin-shendetesor

Rita dhe motra e saj kanë aplikuar për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor.

Nëna e Rita Orës, Vera, ka marrë lëvdata nga vajza e saj, pasi vendosi të kthehej në vijën e parë të fronit në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Revista Hello! Ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”.

“Jam shumë e lumtur që këtë gjë tash e sheh edhe pjesa tjetër e botës”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se të gjithë punëtorët shëndetësore janë heronjtë e saj.

Ndërsa duke e komentuar kthimin e saj në shëndetësi, Vera është shprehur: “E dua punën time dhe dua të jap më të mirën. Është roli dhe detyra ime t’u ndihmoj të tjerëve. Asgjë nuk mund të më ndalë derisa jam në gjendje ta kryej këtë punë”.

Nëna e këngëtares i ka thënë revistës Hello! se Rita dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

“Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera.

Të ngjajshme

Periudhat më të gabuara për ta lënë punën

admin

Adelina Tahiri ia kalon edhe burrit milioner me telefon

albswiss.com

‘Dalldiset’ Njomza, sjell verën me këtë fustan

albswiss.com

Harroni të gjitha, Andrra e Sinanit ‘shkëlqen’ e veshur në dimi e jelek

albswiss.com

Një nuse e zonja si Learta, shikoni ҫfarë ka përgatitur sonte për iftar

albswiss.com

Me flokë kaçurrela e me fustan unik, kështu dukej Afrona shumë vite me parë

albswiss.com
error: Content is protected !!