fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Komuna e Vushtrrisë merr vendim: Nuk do të lejohen më shumë se 15 qytetarë përnjëherë në market

komuna-e-vushtrrise-merr-vendim:-nuk-do-te-lejohen-me-shume-se-15-qytetare-pernjehere-ne-market

Komuna e Vushtrrisë po merr masa kundër përhapjes së koronavirusit.

Komuna ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit Emergjent kanë marrë disa vendime, për të parandaluar mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vendet e tjera në këtë komunë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komuna ka bërë me dije se nuk do të lejohen që të hyjnë më shumë se 15 qytetarë në market përnjëherë dhe se personeli udhëheqës i marketeve do të duhet të kujdeset që konsumatorët të ruajnë distancën.

Kjo masë do të vlejë edhe për bizneset e tjera shërbyese në këtë komunë.

“Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi do ta bëjë Drejtoria e Inspektimeve – Inspektorati kompetent në bazë të legjislacionit në fuqi, e cila do të i njoftoj me shkrim subjektet e cekura më lartë lidhur me masat të cilat janë parapa të ndërmerren në bazë të këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Të ngjajshme

Bizneset humbin miliona si pasojë e ndaljes së rrymës

admin

Ishte komuna me e prekur nga COVID-19, tani pa asnjë rast të ri

albswiss.com

Lajm i keq per presidentin Amerikan Donald Trump

albswiss.com

Edi Rama e quajti analfabet me dorëza të zeza, kështu përgjigjet Rron Gjinovci

albswiss.com

Kurti nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni mes VV-së dhe PDK-së

albswiss.com

Detaje rreth 6 rasteve të reja te prekura me koronavirus në Kosovë

albswiss.com
error: Content is protected !!