fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Në gjendje të rëndë edhe 2 pacientë në QKUK, po iu ofrohet frymëmarrje mekanike

ne-gjendje-te-rende-edhe-2-paciente-ne-qkuk,-po-iu-ofrohet-frymemarrje-mekanike

Edhe 2 pacientë në gjendje të rëndë në QKUK, po iu ofrohet frymëmarrje mekanike.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se dy persona që janë të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë, pasi po iu ofrohet frymëmarrje mekanike.

Sipas SHSKUK, edhe 5 persona të tjerë të shtrirë në këtë Klinikë po kanë nevojë për oksigjeno-terapi, shkruan Reporteri.net.

Ndërkaq, 40 të tjerë të shtruar aty, janë në gjendje stabile dhe po iu nënshtrohen testimeve të vazhdueshme.

Vlen të theksohet se gjashtë persona kanë dalë negativë së fundmi, pas testimeve në Klinikën Infektive.

Kosova, ndërkaq, sot shënoi edhe dy vdekje nga coronavirus, duke cuar numrin në 3. Që të dy kishin sëmundje të tjera.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar. Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat.

Të ngjajshme

Hoti, Vitisë: Pse nuk reaguat për tubimin në shesh

albswiss.com

Reagon Vjosa Osmani: Me vezë nuk ndalen vendimet e Qeverisë

albswiss.com

I nevojshëm për taksën dhe për reciprocitetin uniteti pozitë – opozitë

albswiss.com

Nga ky qytet vije personi i infektuar me koronavirus sot!

albswiss.com

Në konvikte janë edhe vetëm 100 vende të lira- mbi 1 mijë persona kanë kërkuar të kthehen nga Evropa gjatë marsit

albswiss.com

Denoncimi rrëqethës i punonjësit të mishit: ERDA, EHW, TONA, HAKO, ELIDOR lopët e ngordhura i bëjnë sallam!

albswiss.com
error: Content is protected !!