fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Vdesin edhe 2 persona nga koronavirusi në Kosovë

vdesin-edhe-2-persona-nga-koronavirusi-ne-kosove

Edhe dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Dy persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të hënën. Sipas MSH-së, ata kanë vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Me këtë është rritur në tre numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë.

“Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje. Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije. Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica)”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Të ngjajshme

Foto nga vendngjarja ku humbi jetën Kobe Bryant

albswiss.com

Të shtëna në Mitrovicë, plagoset një person

albswiss.com

Dalin pamjet e aksidentit Prishtinë-Ferizaj, makina futet në restorant

albswiss.com

Rrehen në një klub nate shqiptarja e serbja në Klinë

news

Kërkoi ndihmë në QKUK: Mjekët i thonë ‘ku e gjete në këtë kohë me ardhë’

albswiss.com

Frenohet edhe Gjykata Speciale nga koronavirusi

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!