fbpx
Alb'swiss TV
Teknologji

Brenda ditësh Ferrari rifillon prodhimin, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus

brenda-ditesh-ferrari-rifillon-prodhimin,-pasi-te-gjithe-punonjesit-te-jene-testuar-per-coronavirus

Ferrari rifillon prodhimin brenda ditësh, pasi të gjithë punonjësit të jenë testuar për coronavirus.

Të gjithë punonjësit e Ferrarit do të kontrollohen dhe gjendja e tyre shëndetësore, do të jetë gjithnjë e monitoruar

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Ferrari i ka mbyllur fabrikat e veta në Modena dhe Maranello të Italisë, nga frika e përhapjes së coronavirusit në mes të punonjësve, transmeton Telegrafi.

Por, kërkesat janë gjithnjë e më të mëdha për makinë të reja, derisa Ferrari detyrohet t’i dërgojë me kohë makinat e porositura F8 Tributo dhe SF90 Stradale.

Andaj, Ferrari e ka hartuar një plan që ta rifillojë prodhimin, por duke i siguruar punonjësit dhe familjet e tyre se janë në rregull dhe të shëndoshë.

Ditën e martë, do të hapen zyrat e Ferrarit, ndërsa brenda disa ditësh, do të fillojnë punon disa linja të prodhimit, pasi që punonjësit të jenë testuar për coronavirus, së bashku me familjarët e tyre.

Kontrollet do të jenë vullnetare dhe të gjithë ata që dalin se nuk janë të infektuar, mund të vazhdojnë punën. Së bashku me punonjësit, mund të kontrollohen edhe familjarët e tyre, për siguri më të madhe mes kolegëve.

Gjatë tërë kohës do të monitorohet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa nëse ndonjëri prej punonjësve del se është infektuar me coronavirus, atëherë do t’i ofrohen mbështetje shtesë, derisa të shërohet dhe të kthehet në gjendja normale.

Të ngjajshme

Instagram vjen me një ndryshim të papritur

albswiss.com

Sony Xperia XZ4 mund Galaxy S10 të Samsung, në testin e fuqisë

admin

Viber po bëhet me pagesë!

albswiss.com

Krijuesit e ‘Instagram’ ikin nga kompania

admin

Zvogëlohet shitja e telefonave inteligjent për shkak të koronavirusit

albswiss.com

Ky është tingulli më i fuqishëm i Bugatti Veyron

albswiss.com
error: Content is protected !!