fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

E FUNDIT: Rrena mediale që Kushtetuesja vendosi në favor të Thaçit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka vendosur akoma në lidhje me pretendimet e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkeljen e Kushtetutës nga ana e Presidentit Thaçi gjatë deklarimeve në media pak kohë pasi ishte kufizuar liria e lëvizjes së qytetarëve si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Portali i Radio Televizionit të Kosovës ka publikuar një artikull në të cilin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka bëre shkelje Kushtetuese në rastin kur është deklaruar para mediave për situatën COVID-19 dhe ishte kundër vendimit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Ky lajm nuk është i vërtet pasi Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur akoma në lidhje me kërkesën e deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të Presidentit Thaçi.

Lajmin e publikuar në portalin e RTK-së e ka demantuar edhe zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Vula.

Vula ka thënë për KALLXO.com, se lajmi i dalë në media nuk është i vërtet.

“Nuk është i vërtet ai lajmi që është dalë në media, Gjykata nuk ka vendosur akoma për këtë kërkesë dhe se rasti është duke u trajtuar dhe i është dërguar deputeteve për komente”, ka thënë Vula.

Artikulli i publikuar në portalin e RTK i është referuar artikullit i cili është publikuar në portalin Indeksonline.net.

Në këtë artikull thuhet se Indeksonline ka siguruar ekskluzivisht të gjitha dokumentet në këtë rast dhe komentet të cilat i ka dhënë Gjykata Kushtetuese e të cilat janë të gjitha në favor të presidentit Thaçi.

Kushtetuesja është duke ndërmarrë veprime për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e deklaratave të presidentit Thaçi pas masave të ndërmarra nga Qeveria Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

I pari i vendit në një konferencë për media kishte u bëre thirrje publike qytetarëve për mosrespektim të vendimit të Qeverisë me të cilin kufizohej liria e lëvizjes.

Këtë veprim të Thaçit e kishte cilësuar si shkelje flagrante të Kushtetutës, profesori Enver Hasani.

“Sjellja e Presidentit te Republikës sot është tërësisht antikushtetuese dhe nën çdo nivel  të postit që e mban. Nuk ka të drejtë Presidenti i vendit me bo thirrje për rezistencë. Të drejtën për thirrje në rezistencë e kanë vetëm disa Kushtetuta të rralla dhe në Europë është vetëm Gjermania si pasojë e përvojës së hidhur me Hitlerin”, pati deklaruar Hasani.

Pak kohë pas thirrjes së Presidentit, deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje ishin drejtuar në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtyre veprimeve.

Të ngjajshme

Pas heqjes së rrethojave vjen reagimi i Presidencës: Kurti ua hapi shtegun e militantëve të tij

albswiss.com

Sakrifikuan liberalizimin e vizave për taksën, e pranon zyrtari i AAK-së

albswiss.com

Vdekja e 26-vjeçarit në Qendrën e Studentëve, Hoxhaj kërkon përgjegjësi nga institucionet

albswiss.com

Albin Kurti: Ja çfarë duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë në të ardhmen

albswiss.com

Këto pamje të vajzës së Astrit Deharit para varrrit të tij do t’ua këputin shpirtin (Foto)

albswiss.com

Policia jep detaje për trupin e pajetë në Gadime: Dyshohet se është i 23 vjeçarit të zhdukur

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!