fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Kurti diskuton me ambasadorin gjerman për rimëkëmbjen sociale e ekonomike pas pandemisë

kurti-diskuton-me-ambasadorin-gjerman-per-rimekembjen-sociale-e-ekonomike-pas-pandemise

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë.

Kurti diskuton me Heldtin për rimëkëmbjen sociale e ekonomikeSot, në zyrën e tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Siç njofton kumtesa nga kryeministria, në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë, rimëkëmbje sociale e ekonomike.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman”, thuhet në kumtesën nga kryeministria.

Tutje, theksohet se të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare.

Të ngjajshme

Policia dhe Prokuroria nisin hetimet për sulmin ndaj Avdullah Hotit

albswiss.com

Konfirmohen edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 86

albswiss.com

I vetmi i mbij etuar, Albert Cara kerkon femijet. Hasani sot do mbushte 18-vjeç

news

Mbërrijnë në Kosovë 96 udhëtarët nga Dyseldorfi, do të futen në karantinë për 14 ditë

albswiss.com

Flet vëllau: Viktima u qëllua pas shpinës, la pas tetë fëmijë dhe gruan

albswiss.com

Dialogu Kosovë – Serbi, përfshirja “qëllimkeqe” e Rusisë

albswiss.com
error: Content is protected !!