fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Zvicër

Zvicër: Solidar në krizë

Editorial nga Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në sindikatën Unia të Zvicrës

Kriza e koronës formëson përditshmërinë tonë. Sfidat janë të mëdha. Më së ndjeshmi megjithatë kriza godet njerëzit, të cilët i takojnë grupeve të cenueshme. Këtu gjinden shumë migrant/e me apo pa status të rregulluar.

Në mes të marsit ministrja Simoneta Samaruga tha: “Ne nuk do tu lëmi vetëm. Ne do të kujdesemi për ju”. Kjo tingëlloi si lehtësim dhe si qetësim. Masat e para u ndërmorën. Dhe megjithatë, rrjeti i kujdesit përfshirës për të prekurit e shumtë punëmarrës tregoi zbrazëtira të mëdha. Shumë të huaj me kontrata të pasigurta dhe pa vende pune mbeten të anashkaluar. Ata kanë frikë për mbijetesë dhe për të drejtat e qëndrimit.

Të huajt japin një kontribut themelor për stabilitetin ekonomik të Zvicrës dhe luftojnë me solidaritet në radhët e para kundër pandemisë. Pa punën e migranteve/ëve sektrorët esencial të përkujdesjes themelore si: logjistika, tregtimi me pakicë, kujdesi, pastrimi dhe shumëçka tjetër, s’do të funksiononte fare. S’duhet harruar se ata me ketë rast i nënshtrohen rrezikut të infektimit. Në një situatë të tillë, përkeqësimi i të drejtave të tyre në planin e shkurt, të mesëm e afatgjatë nuk është as me dinjitet e as e mençur. Tani nevojitet solidariteti. Kurrkush nuk duhet të harrohet e anashkalohet.

Andaj, sindikata Unia kërkon nga Qeveria Federale e Zvicrës, që fjalët të zbatohen në vepra dhe të vendoset krijimi i një fond përballimi kalimtar për këta njerëz të prekur në mënyrë të veçantë. Marrja e ndihmë sociale nuk do të duhej të qonte në shkurtimin dhe humbjen e të drejtave të njerëzve dhe të shkatërrohet perspektiva e tyre në të ardhmen.

Huazuar nga shtojca e sindikatës Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 3/2020 

Për shkrime tjera mbi botën e punës dhe artikuj mbi të dretjat dhe kushtet e punës në Zvicër si dhe mbi politikat e migracionit të sindikaës Unia mund të lexoni duke shtypur Horizonte në shqip

Të ngjajshme

Vitia: Merreni seriozisht dëmin qe mund ta sjellë kjo sëmundje, qëndroni në shtëpi

albswiss.com

Aktakuzë për shmangie nga tatimi, mashtrim dhe pastrim të parave

admin

Kryeministri Hoti zotohet për procedim të shpejtë në Kuvend të Ligjit për Paga

albswiss.com

Kadri Veseli thotë se brenda 12 muajve vendi do të shkojë në zgjedhje

albswiss.com

Paniku nga koronavirusit, vazhdon kërkesa e madhe e qytetarëve për miell

albswiss.com

Kurti tregon se a u takua me Grenellin në Mynih

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!