fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Mjekët thonë se presidenti Thaçi është shëruar plotësisht

mjeket-thone-se-presidenti-thaci-eshte-sheruar-plotesisht

Sipas konstatimit të mjekëve, presidenti Thaçi është shëruar plotësisht.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar sot trajtimin pas ndërhyrjes endo-urologjike që kishte më 23 prill 2020, dhe sipas konstatimit të mjekëve, ai është shëruar plotësisht.

“Presidenti Thaçi shpreh mirënjohjen më të thellë për mjekët dhe stafin mjekësor që janë kujdesur për të gjatë kësaj kohe”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

“Presidenti Thaçi ka falënderuar personalisht ekipin e urologëve Dr. Sabit Mehmeti, Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Fahredin Veselaj dhe Dr. Ardit Kryeziu, infermierët Arsim Menxhiqi, Shpresa Makolli, Havushe Konshevci, Dardan Imeri, Feim Buqaj, Xhemile Dalipi dhe Petrit Gashi, ekipin e anesteziologëve Dr. Nehat Baftiu dhe infermierin Qerim Biba; si dhe ekipin e radiologëve Dr. Bujar Gjikolli dhe infermieri Alban Mustafa dhe Lorik Rrustemaj”, thekson komunikata.

“Jam krenar me profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin që kam gjetur te i gjithë stafi këtu në SHSKUK”, është shprehur presidenti Thaçi.

Mjekët kanë konstatuar se Presidenti Thaçi gëzon shëndet të mirë e të plotë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë, bën të ditur Presidenca.

Të ngjajshme

Hoxha Shqiptar s’i mban dot lotët për Astrit Deharin, tregon se çfarë e emocionoi më së shumti

albswiss.com

Shkrimtari serb – Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

albswiss.com

Kurti viziton stafin e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë

albswiss.com

“U prehsh në paqe vëlla”/ Ky është 17-vjeçari që humbi jetën mbrëmë nga shpejtësia e madhe

albswiss.com

Hoti kërcënon sërish: Një Qeveri nuk mund të ekzistojë nëse dëmton raportet me SHBA

albswiss.com

Ambasadori gjerman: Lajm fantastik për Kosovën

albswiss.com
error: Content is protected !!