fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

120 qytetarë të Prizrenit në pritje të rezultatit për koronavirus

120-qytetare-te-prizrenit-ne-pritje-te-rezultatit-per-koronavirus

120 qytetarë të Prizrenit presin sonte rezultatet për Covid-19.

Pak centimetra po i ndajnë nga njëri-tjetri. Këta prizrenas këtë të shtunë po sfidojnë rrezikun e përhapjes së COVID-19, për të blerë simite.

Ndonëse janë me dhjetëra, maskat e dorëzat po iu duken të panevojshme.

E madje dikush nuk po beson se virusi korona nuk ekziston.

Por se COVID-19 vazhdon të paraqesë rrezik për shëndetin e njerëzve, u vërtetua vetëm pak metra tutje nga kjo furrë.

Virusi korona depërtoi edhe në Policinë e Kosovës.

E veç tyre, pritet të testohen edhe 70 pjesëtarë të tjerë të policisë, për të kuptuar nëse virusi është përhapur edhe te ta.

Gjithçka filloi me një pjesëtar të Policisë.

E veç tyre raste pozitive pati edhe në fabrikën ku ditë më parë u konfirmua rasti i parë.

Pas konfirmimit të këtyre rasteve, pritet të dalin rezultatet e 120 qytetarëve të Prizrenit të cilët i janë nënshtruar testimit për COVID-19, e që paraqet testimin më të madh deri sot në komunën e Prizrenit.

Të ngjajshme

Konfiskohen mbi 3 kg marihuanë në Prishtinë, vihen në pranga katër persona

albswiss.com

Isa Mustafa s’i ka ende gati emrat për ministra, Kushtetuesja mund ta zë në befasi LDK-në

albswiss.com

Hoti: Më 4 shtator seancë e jashtëzakonshme kundër ndryshimit të kufijve

admin

Raka: Këto janë kriteret që tregojnë se ka ardhur koha për t’i letësuar masat

albswiss.com

Albulena Haxhiu zbulon “paktin” e LDK’së me Thaçin

albswiss.com

REAGIME NGA SERBIA ZYRTARE: DEKLARATAT E THAÇIT PËR MARRJEN E LUGINËS SË PRESHEVËS JANË JO SERIOZE

admin
error: Content is protected !!