fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Bytyçi: VV kërcënoi Kushtetuesen e Policinë, të njëjtën po e bëjnë me mediat

bytyci:-vv-kercenoi-kushtetuesen-e-policine,-te-njejten-po-e-bejne-me-mediat

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi dërguar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bytyçi me anë të një postimi në Facebook, ka cilësuar se njerëzit nuk duhet të çuditen me sulmet e VV-së ndaj mediave, pasi që sipas tij njëjtë ka ndodhur edhe me Kushtetuesen, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur të shtetit.

Në këtë rrjedhë, Bytyçi e ka quajtur VV-në parti ekstreme.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës.

Deri në atë moment kur e arrinë shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!.

Të ngjajshme

Prangosen 102 persona, pasi nuk përfillën rregullat e karantinës

albswiss.com

Vdiq McCain – heroi i luftës që u shndërrua në ikonë politike

admin

Ministri i LDK-së paraljmë shefin e tij në Qeveri: Vazhdojmë me mocionin

albswiss.com

Në bishtin e pandemisë, Kurti gjen kohë të takohet me Shpend Ahmetin

albswiss.com

Vjosa Osmani priti në homologin e saj nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferin

albswiss.com

‘Adios’ Kosova, ikja masive drejt Kroacisë (Video)

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!