fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren do të testohen të shtunën për koronavirus

edhe-23-zyrtare-policore-ne-prizren-do-te-testohen-te-shtunen-per-koronavirus

Të shtunën testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren.

23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, nesër pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Zyrtari për informim i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.

Ky vendim për testim vjen pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19.

Osmanollaj ka shtuar se të infektuarit tashmë janë vetëzioluar dhe nuk kanë deri tani ndonjë simptomë shqetësuese shëndetësore.

Ai tha se zyrtarët policorë të infektuar kryenin detyra të patrullimit edhe nga tereni edhe nga stacioni dhe sipas tij është mundësia që ata të kenë pasur kontakt edhe me qytetarë por edhe me zyrtarë të tjerë policorë.

Të ngjajshme

Pamje nga shtëpia e dy vëllezërve gjilanas që humbën jetën nga tërmeti në Durrës

news

Deklaroi se ‘gratë e shëndosha nuk do të shkojnë në parajsë’, gruaja i bën të papriturën e madhe priftit (Video)

albswiss.com

Publikohet orarin kur studentët mund të shkojnë t’i marrin gjësendet në konvikte

albswiss.com

Nesër nga ora 11:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

albswiss.com

Nusja më e mirë në Ballkan: Almira i dhuroi vjehrrit një pjesë të mushkërisë, për ta shpëtuar nga vdekja

albswiss.com

Ky është zëvendësministri me i ri qe ka emëruar sot kryeministri Kurti

albswiss.com
error: Content is protected !!