fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 3 të tjerë

edhe-7-raste-te-reja-me-koronavirus-ne-kosove,-sherohen-3-te-tjere

Janë konfimruar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se sot janë testuar 306 mostra të dyshuara për koronavirus nga të cilat 7 kanë dalë pozitive, përcjell ORAinfo.

IKSHPK njofton se sot janë shëruar edhe 3 pacientë të tjerë.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

SHTATË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!

Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 7 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 23 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 maj 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 5.378.403 raste të COVID-19 dhe 342.840 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!

PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Të ngjajshme

Në Kosovë mbi 700 të infektuar me koronavirus

albswiss.com

LAJMI FUNDIT tre Tër.mete në pak minuta

albswiss.com

Qytetari i ndërgjegjshëm prishtinas rregullon vet kapakun e pusetës që ishte larguar nga aty

albswiss.com

Zbulohet: Ja si u gjet çelësi i sefit të policisë nën krevatin e Valdete Bllacës

albswiss.com

Këto ishin fjalët e Ibrahim Rugovës kur kishte kuptuar për privimin nga jeta të Fehmi Aganit

albswiss.com

Kryeministri Kurti e shtyn karrocën e deputetit të LDK-së Fetah Rudi

albswiss.com
error: Content is protected !!