fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Haradinaj: AAK nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për lëvizje kufijsh

haradinaj:-aak-nuk-do-te-pranoje-qe-kosova-te-behet-pjese-e-nje-tavoline-ku-flitet-per-levizje-kufijsh

Ramush Haradinaj ka thënë se AAK nuk flet për kufijtë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se AAK në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për lëvizje kufijsh.

Ai tha se AAK nuk e ka asnjë obligim që ta përkrah një marrëveshje për prekjen e kufijve të Kosovës.

“Unë si AAK nuk e ndiej asnjë obligim që ta përkrah një marrëveshje që prek kufijtë e Kosovës. Le të çmenden, ne nuk përkrahim marrëveshje të tilla”, tha ai.

Haradinaj tha se shtetet mike të Kosovës nuk kërkojnë ndarje të Kosovës, por tha se disa njerëz “plastelinë” i hyjnë këtyre temave të rrezikshme.

“SHBA nuk kërkon ndarje. Ata na kanë njohur në këta kufij. Shteti nuk është si lojërat e fëmijëve, si plastelinë. Disa njerëz janë plastelinë, fatkeqësisht”, theksoi ai.

Sipas Haradinaj, për kufijtë nuk bën të negociohet pa e pasur Kosova fuqinë e njëjtë ushtarake me Serbinë.

“Kushdo që luan me kufijtë e Kosovës, është duke u rreziku. Janë 1000 vjet histori që përballemi për këta kufij. Nuk guxojmë të eksperimentojmë me kufij. Vetëm kur të kemi tytat e njëjta të zjarrit si Serbia, mund të flasim për kufij”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Testohen dy infektologë kosovarë me dyshimet për koronavirus, ky është rezultati

albswiss.com

Ndërtesë rekord, hoteli më i lartë në botë do të jetë në Dubai (FOTO)

albswiss.com

Filmi “Nëntori i ftohtë” i regjisorit Sjarina merr pjesë në festivalin në Cyrih

admin

Paralajmërohen trazira në Kosovë

albswiss.com

Pasi e zëvendësoi me fotografinë e Rugovës, Vjosa Osmani tregon ku gjendet ajo e presidentit Thaçi

albswiss.com

Kurrë mos i fshini me fshesë elektrike këto gjëra në shtëpi

albswiss.com
error: Content is protected !!