fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Hoxhaj: Gjermania dhe Franca fillimisht duhet të shqetësohen për izolimin e kosovarëve

hoxhaj:-gjermania-dhe-franca-fillimisht-duhet-te-shqetesohen-per-izolimin-e-kosovareve

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se këto dy shtete ishte dashur si fillim ta marrin me shqetësim izolimin e kosovarëve.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e viave, edhe pse KOsova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga BE-ja.

Tutje, Hoxhaj, ka kritikuar këto dy shtete pas deklaratës së tyre të përbashkët për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, se të njëjtit nuk e kanë përmendur askund liberalizimin e vizave për kosovarët.

Sipas Hoxhajt, porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çshtje vërtetë e rëndësishme, por po aq e rëndësishmë është edhe pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve.

“Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.”, ka përfunduar shkrimin e tij, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Franca dhe Gjermania është dashur ta marrin me shqetësim faktin se si kosovarët ende nuk kanë marrë liberalizimin e vizave, edhe pse Kosova ka kohë që ka plotësuar të gjitha kushtet e dhëna nga Bashkim Evropian.

Porosia e tyre që të nisë menjëherë dialogu Kosovë -Serbi dhe njohja e ndërsjellë e dy shteteve është çështje vërtetë aktuale dhe e rëndësishme. Por, po aq aktuale dhe e rëndësishme është pritja shumëvjeçare dhe angazhimi i Kosovës që të përmbushë të gjitha kriteret për t’u bërë pjesë e bashkësisë së shteteve, në të cilën përket edhe ashtu gjeografikisht, si orientim politik por edhe si trashëgimi e afërsi shpirtërore e kulturore. Do të doja që ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve të kërkonin të liberalizohet lëvizja e qytetarëve të Kosovës, e drejtë kjo që normalisht do të duhej t’i takonte të gjithë qytetarëve evropianë, pa i selektuar.

Të ngjajshme

Urimi i Isa Mustafës në 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

albswiss.com

Dardan Molliqaj i ka vënë epitet të ri Albin Kurtit, ja si po e quan tani

albswiss.com

Nëse bëhet koalicioni, kjo është rregullorja që mund ta shkarkojë Konjufcën

albswiss.com

Është gjetur Remzije Mustafa, policia jep detaje

albswiss.com

Sejdiu komenton deklaratën e Ministrit të Financave për ulje të papunësisë

albswiss.com

Presidenti i Gjermanisë thotë se kriza e koronavirusit mund të vazhdojë me javë

albswiss.com
error: Content is protected !!