fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Identifikohen 12 policët e infektuar me koronaviurs, vetëizolohen të gjithë

identifikohen-12-policet-e-infektuar-me-koronaviurs,-veteizolohen-te-gjithe

Është rritur numri i të infektuarve me koronaviurs në rajonin e Prizrenit.

12 policët që u infektuan me koronavirus në Prizren janë me shëndet të mirë dhe që të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Sot do të testohen edhe 25 persona që dyshohet se kanë pasë kontakt me këta 12 policë, përfshirë edhe kolegë të tyre policë.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, tha se 2 nga 12 policët e infektuar janë nga komuna e Suharekës, ndërsa 10 të tjerët nga komuna e Prizrenit.

Ai njoftoi se një police që doli pozitive dje nga fshati Romajë e Prizrenit i është dashur që të merr terapi në shtëpinë e saj, pasi ka qenë me terapi infuzive.

“Dje ekipet urgjente kanë shkuar në Romajë te një police që ka dalë pozitive, e cila ka qenë në terapi infuzive dhe ne kemi qenë në dijeni për këtë. Asaj i është vendosur terapia në shtëpinë e saj”.

Të ngjajshme

Berisha i bindur: Ushtrinë serbe dot kishim zmbraps deri në Beograd me luftë tokësore

albswiss.com

Ja sa policë të Kosovës u infektuan me koronavirus gjatë punës në terren

albswiss.com

Vazhdojnë protestat në Francë

admin

Refuzohet kërkesa për masë të përkohshme, Gjykata nuk e pezullon vendimin për anulimin e konkursit të noterëve

albswiss.com

Vuçiq serbëve të Kosovës: Rrini të qetë, nuk do ketë "stuhi" të reja

admin

Komuna e Prishtinës merr vendim: Qytetarëve pa maska e dorëza nuk do t’u ofrohen shërbime

albswiss.com
error: Content is protected !!