fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Krasniqi: COVID-it i ka ardhur fundi, por këtë radhë Bajramin ta festojmë në shtëpi

krasniqi:-covid-it-i-ka-ardhur-fundi,-por-kete-radhe-bajramin-ta-festojme-ne-shtepi

Infektologu Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që festën e Fitër Bajramit ta festojnë në shtëpitë e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se kësaj radhe duhet të festojmë në shtëpi, në atë formë që “nesër të festojmë të gjithë së bashku”.

Krasniqi me këtë rast edhe ua ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Postimi i plotë:

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhe fundi.
Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Të ngjajshme

20 ankesa pranon Avokati i Popullit nga qytetarët për shkelje të të drejtave në kohën e pandemisë

albswiss.com

Lista Serbe, ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Beograd

albswiss.com

Iu shua i shoqi nga tërmeti, Klotilda Greku dhe e bija bëhen me shtëpi të re

albswiss.com

Familja Musliu akuzon Albin Kurtin për vdekjen e Agonit, djalit të tyre të vetëm

albswiss.com

Vuçiq: Populli po thotë që kufiri me Kosovën të jetë në Jarinje e Bërnjak

admin

Paralajmëimi i Rakës: Nëse s’bëjmë kujdes, vala e re e virusit mund të jetë po aq e keqe sa e para

albswiss.com
error: Content is protected !!