fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

LDK i gëzohet interesimit të Gjermanisë dhe Francës për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi

ldk-i-gezohet-interesimit-te-gjermanise-dhe-frances-per-fillimin-e-dialogut-kosove-serbi

LDK e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi për Klan Kosova ka thënë se LDK-ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi.

“Në kuadër të programit qeverisës, Qeveria e udhëhequr nga LDK në objektivat themelore të saj ka edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke mes dy vendeve”.

“Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë për të avancuar procesin e dialogut, në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA-të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit dhe duke lehtësuar të gjitha rrethanat për fillimin e dialogut”.

“E vlerësojmë interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi, si vende lidere të BE-së. Gjermania ka mbajtur qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve që është e rëndësishme për një dialog të mundshëm dhe të suksesshëm”, ka thënë Abrashi.

Të ngjajshme

Mitrovica merr vendim për për ndalimin e hyrjes së qytetarëve tek hapësirat e Liqenit Akumulues

albswiss.com

Arrijnë në Prishtinë dërgesa e tretë e UNICEF-it

albswiss.com

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Konjufca kërkon mbështetjen e Gjermanisë

albswiss.com

Virusi në Kinë: Njerëzit e infektuar shihen ‘të vdekur në rrugë’

albswiss.com

Ja ku dështoi Qeveria Kurti sipas Enver hoxhajt

albswiss.com

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Kosovë, Osmani bën këtë thirrje

albswiss.com
error: Content is protected !!