fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Limaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

limaj-uron-besimtaret-myslimane-per-festen-e-fiter-bajramit

Nesër besimtarët e fesë islame festojnë festën e Fitër Bajramit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame.

Limaj përmes një statusi në facebook ka uruar që në këtë ditë feste, në familjet kosovare të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Ky është postimi i plotë i Limajt:

Në vigjilie të Festës së Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit!

Sot ishte dita e fundit e muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjithë atyre që kanë agjëruar uroj t’u jetë pranuar agjërimi.

Sikurse Ramazani edhe Bajrami na gjeti duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Fatkeqësisht, nuk është fare e lehtë që, Bajramin këtë vit nuk mund ta festojmë siç e festonim rëndom në vizita tek të afërmit.

Gjithsesi, uroj që në këtë ditë feste, në familjet tuaja të mbretërojë paqja, mirëqenia e harmonia!

Urime festën e Fitër Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë!

Të ngjajshme

Mbi 1 mijë e 400 të prangosur gjatë muajit prill për moszbatim të masave ndaj koronavirusit

albswiss.com

Labinot Tahiri ndan 10 mijë euro për Tuzin e Ulqinin

albswiss.com

Tre aktorët e njohur vizitojnë Qaben, publikojnë pamje nga atje!

albswiss.com

‘Qytete fantazmë’, kështu po duket tani Tirana e Durrësi

albswiss.com

Në Pejë raste me Covid 19, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë

albswiss.com

I riu që vishet si plak thotë fjalë të rënda për Presidentin Thaçi (VIDEO)

albswiss.com
error: Content is protected !!