fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Shërohen të gjithë të prekurit me koronavirus në Shtime

sherohen-te-gjithe-te-prekurit-me-koronavirus-ne-shtime

Janë shëruar të gjithë të prekurit me koronavirus në Shtime.

Sonte është shëruar pacientja e fundit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Shtime, Labinot Vitija.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë të komunës sonë, sonte zyrtarisht është shëruar pacientja e fundit me COVID-19 në komunën tonë.

Këto dy muaj prej rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, nuk kanë qenë të lehta për secilin prej nesh. Unë ju falenderoj pa masë për kulturën dhe disiplinën e treguar gjatë kësaj kohe. Njëherit ju kërkoj falje secilit prej jush nëse në ndonjë rast nuk kam mundur të ju përgjigjem për shkak të angazhimeve të shumta gjatë kësaj kohe.

Falënderim të veçantë meritojnë punonjësit e QKMF-së “Dr.Vezir Bajrami”, QPS-së si dhe ata të Shtëpisë së Komunitetit të cilët çdo ditë përgatitën ushqim në mënyrë vullnetare për personat pa përkujdesje familjare.

Në fund, lus Zotin e Madhërishëm të ketë pranuar agjërimin edhe të gjitha lutjet tona gjatë këtij muaji të bekuar. Lutem Zotit të Madhërishëm që mos te kemi më raste me këtë virus në komunën tonë e po ashtu edhe rastet e mbetura aktive në Kosovë të shërohen sa ma shpejt!

Meqenëse rreziku për infektim ende ekziston, ju rekomandoj t’i zbatoni këshillat e IKSHKP-së dhe të keni kujdes të shtuar sikur deri më tani.

Të ngjajshme

Kaq persona janë regjistruar si të papunë për të përfituar nga pakoja e Qeverisë

albswiss.com

“Refuzimi i liberalizimit të vizave për Kosovën, gabim i BE-së“

albswiss.com

Bëhuni gati për temperatura befasuese gjatë ditës së nesërme

albswiss.com

Kush të h.elmoi, kush ta bëri këtë të keqen lali?”, i vëllai i nuses 19-vjeçar vaj.ton në derë të spitalit: Do t’i vr.as, do t’i shuaj (Video)

albswiss.com

Kaq është mbushur fondi i qeverisë Kurti, i ndihmuar nga mërgata dhe kosovarët

albswiss.com

Dorëzohet Vuçiq: Kosova fatkeqësisht do ta fitojë pavarësinë në tërë territorin e saj

albswiss.com
error: Content is protected !!