fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Thaçi uron festën e Fitër Bajramit: Shmangni vizitat tradicionale

thaci-uron-festen-e-fiter-bajramit:-shmangni-vizitat-tradicionale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka uruar besimtarëve musliman Festën e Fitër Bajramit.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që për shkak të pandemisë, të shmangin vizitat tradicionale te njëri tjetri.

Ja postimi:

Besimtarët myslimanë sot e kanë ditën e fundit të agjërimit dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit. Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore te çdo besimtar.

Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore.

Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate.

Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë! HTH

Të ngjajshme

Pas takimit me Grenell, Vuçiq thotë se amerikanët po kërkojnë që taksa të hiqet menjëherë

albswiss.com

LAJMI FUNDIT: Përseri goditet nga Ter meti Durresi

albswiss.com

Majko, më 1 janar hiqet kufiri Kosovë-Shqipëri

admin

Shqiptari ther për vdekje një person dhe plagos një tjetër në Francë

admin

Rënia ekonomike, Hoti: Duhet ta thellojmë partneritetin me SHBA-të, Gjermaninë dhe vendet kryesore te BE-se

albswiss.com

Po priste testin e dytë ndaj koronavirusit, vdes 28 vjeçari shqiptar

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!