fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Tirana del nga karantina, rrugët dhe sheshet mbushen plot me njerëz

tirana-del-nga-karantina,-rruget-dhe-sheshet-mbushen-plot-me-njerez

Rrugët e Tiranës shihen të mbushura plot me njerëz.

Ndonëse këtë fundjavë duhet të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti i Shqipërisë, ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave. Bizneset e lejuara janë ushqimoret dhe farmacitë, por baret dhe restorantet vijuan punën si çdo ditë.

Kryeministri Rama njoftoi të premten që fundjava do të jetë e njëjtë për sa i përket kufizimeve, por këtë të shtunë kryeqyteti ngjasonte me ditët e tjera të javës. Deri në orën 10 duhet të qarkullonin vetëm pensionistët, por gjatë kësaj kohe nuk munguan dhe moshat e tjera.

Banorëve siç duket u ka sosur durimi duke dhe thyejnë pothuajse gjithë urdhrat, por një pjesë e tyre shprehen se nuk janë vënë në dijeni për kufizimet.

Në urdhrin e ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por sheshet e kryeqytetit ishin plot me qytetarë, ndërsa bizneset, përfshi dhe lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Kjo ka detyruar policin ë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Blutë kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat.

Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana.

Të ngjajshme

Selimi reagon ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashi për UҪK-në

albswiss.com

Ja si duket harta e koronavirusit momentalisht në vendin tonë

albswiss.com

Ja sa zyrtarë policorë u prangosën vetëm gjatë vitit 2019

albswiss.com

Publikohet orari i barnatoreve kujdestare deri më 25 prill

albswiss.com

Kërkohet dorëheqja nga Albin Kurti, kjo është arsyeja

albswiss.com

Tjetër tërmet në Shqipëri, zhvendoset epiqendra

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!