fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Një nga tre rastet e fundit me koronavirus në Vushtrri nuk e di si është infektuar

nje-nga-tre-rastet-e-fundit-me-koronavirus-ne-vushtrri-nuk-e-di-si-eshte-infektuar

Sot, në Kosovë janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Në Komunën e Vushtrrisë sot janë shënuar edhe tri raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 47 numrin total të të infektuarve.

Të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitivë janë dy raste brenda familjes në rrugën “2 maji”, ndërsa rasti i tretë nuk dihet ende burimi i infektimit.

Rastet kontakti të të infektuarit do të testohen nesër nga IKSHPK.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili në një lidhje telefonike në RTV Dukagjin, tha se Vushtrria po përballet me rikthimin e koronavirusit.

Sipas tij, kjo situatë është e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal i Vushtrrisë.

Vushtrria rendiet e teta për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.

Të ngjajshme

Si i ngriti këmbët në tavolinë dhe cfarë tha për Kosovën Edi Rama sot në Bratisllavë

albswiss.com

Tërmet i fuqishëm, shikoni si infermieret rrezikojnë jetën për të shpëtuar të sapolindurit (Video)

albswiss.com

Shqiptari hero merr shtetësinë greke – shpëtoi dhjetëra jetë njerëzish nga flakët.

admin

Çitaku për rastin e Xhamajkës: Çdo gjë do të sqarohet me kohë

albswiss.com

Një person i karantinuar në konvikte infektohet me koronavirus

albswiss.com

Dy personazhet me te dashur te publikut Shqiptar, kane marre nismen e vecante, ja se cfare kane vendosur qe te bejne

albswiss.com
error: Content is protected !!