fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Albin Kurti tregon nëse do të merr pjesë në protestën e sotme

albin-kurti-tregon-nese-do-te-merr-pjese-ne-protesten-e-sotme

Kurti paraqitet se nuk ka lidhje me protestën e sotme: VV i ka aktivistët, unë s’kam kohë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot gjatë ditës ka folur për organizimin që ka paralajmëruar Vetëvendosje, si provë e dytë për protestë në kohë të pandemisë.

Kurti tha se kjo është organizuar nga aktivistë të partisë, e që shton se ai në këtë kohë të pandemisë nuk ka kohë të merret me këtë çështje.

“Së pari Vetëvendosje e ka organizatën e aktivistëve, ata veprojnë, organizohen punojnë, tash ne si kryeministri ne nuk marrim pjesë as në përgatitje as në organizim të këtyre aktiviteteve dhe ka edhe aktivitete tjera që merren ne Kosovë, të kësaj natyrës politike të cilat ne i vëzhgojmë. Ne jemi që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve por gjithmonë në kuadër të masave të cilat i kemi marrë për t’u mbrojtur nga shpërndarja e pandemisë”, ka thënë ai.

I njëjti shtoi se për veprimet që do të marrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të flasin vetëm pasi që të lexojnë aktgjykimin.

Nuk kam kohë që të kryej detyrën e aktivistit apo të kryetarit të Lëvizjes, në këtë kohë të krizës pandemike, politike që besa nga pak edhe ekonomike, kur jam kryeministër në detyrë. Të shohim si po shkojnë zhvillimet në këto dy ditë kur do ta kemi aktgjykimin, posa ta lexojmë tekstin të shohim çfarë interpretimi kemi, do t’i marrim vendimet që duhen por po përsëris me gjashtë tetor ka dalë zogu nga lëvozhga nuk kthehet më”, tha Kurti para mediave.

Të ngjajshme

U hodhën nga pallati për t’i shpëtuar tërmetit, Rama habit me surprizën për dy vogëlushët nga Thumana

albswiss.com

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Shqipëri, shkon në 7 totali i viktimave

albswiss.com

Aksi.dent i rën.dë në rrugëm Ferizaj-Lipjan, humb jetën 21 vjeçarja

albswiss.com

Në këtë fshat banorët vazhdimisht gjejnë paketa me para

albswiss.com

Moti për dy ditët e ardhshme, verë e vërtetë

albswiss.com

Mjeku i QKUK-së tregon se çfarë “darke” i është shërbyer sot në punë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!