fbpx
Alb'swiss TV
Showbiz

Arta Nitaj rikthehet në Kosovë, pas tre muajsh qëndrimi e izoluar në Dubai

arta-nitaj-rikthehet-ne-kosove,-pas-tre-muajsh-qendrimi-e-izoluar-ne-dubai

Pas tre muajsh qëndrimi e izoluar në Dubai, Arta Nitaj rikthehet në Kosovë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, e një ndër ta ishte edhe bukuroshja Arta Nitaj.

Arta e cila tashmë ushtron profesionin e saj si blogere duke pozuar për markat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kishte mbetur prej tre muajsh e izoluar në Dubai, bashkë me miken e saj, Stina Bojku.

Të enjten e datës 21 maj, bukuroshja që u bë e njohur nga “O Sa Mirë” është rikthyer në Kosovë, përkatësisht me fluturimin special që u organizua për 136 shtetasit e Kosovës që kishin mbetur të izoluar në Dubai.

Udhëtarët e këtij aeroplani ateruan në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, gjersa më pas janë kthyer në qytetet e tyre në Kosovë.

Rikthimin e Artës e ka konfirmuar edhe studio e makijazhit “Vogue”, duke publikuar një fotografi të saj, me titullin: “Arta Nitaj është rikthyer”.

Të njëjtën fotografi, bukuroshja Nitaj e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Arta përndryshe njihet si një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram, teksa famën e arriti me rolin e ‘Xhesikës’ në hit-serialin “O Sa Mirë”.

Të ngjajshme

Gili vishet e rregullohet si ‘çikë’ e re, marrin vëmendjen kompletet e saj

admin

Ku e kaluan ditën e të dashuruarve Gëzimja dhe Hamza

albswiss.com

Genta zbulon dhuratën e shtrenjtë që ia bëri i dashuri

albswiss.com

Xhensilën e ka zbukuruar edhe më shumë karantina, do t’iu ‘shkri’ me këtë pamje

albswiss.com

Kaq i lumtur shfaqet Albatriti në krahët e këtij personi

albswiss.com

Frika nga koronavirusi, Fjolla Morina ka një apel të pazakonshëm për meshkujt

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!