fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Detaje rreth 66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë: Ishte i kërcënuar nga dy serbë

detaje-rreth-66-vjecari-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-mitrovice:-ishte-i-kercenuar-nga-dy-serbe

66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë ishte i kërcënuar nga dy serbë për shkak të problemeve me patundshmëri.

Mëngjesin e sotëm, njësitet e Policisë së Kosovës së bashku me zjarrfikësit dhe zhytësit e Mitrovicës, gjetën pa shenja jete 66 vjeçarin Shemsedin Miftari nga kjo komunë.

I njëjti ishte raportuar i zhdukur dje nga familjarët, ndërsa i njëjti u gjet i vdekur afër një shtëpie të pabanuar në Mitrovicë.

Ndërsa policia e rajonit për Indeksonline ka thënë se po merren me rastin, derisa vdekja e tij mbetet mister.

E, politologu kosovar, Gurakuç Kuçi, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se e ka njohur personalisht Miftarin, ndërsa tregon se i njëjti kishte shtëpi dhe lokale të uzurpuara nga serbët.

Madje Kuçi thotë se ai ka kërkuar nga institucionet vendore e ndërkombëtare që t’i kthehen provat, por që asnjëherë s’ka gjetur zgjidhje.

Përveç që ia kanë uzurpuar pronat, politilogu, një nga miqtë e afërt të viktimës, tregon se i njëjti është kërcënuar me jetë edhe nga dy serbë, që sipas tij janë Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav.

Ky është postimi i plotë i Kuçit:

Kush mban përgjegjësi për vr’asjen e Shemsedin Miftarit?

Ky person i cili ka shtëpi dhe lokale të paluajtshme në qytetin e Mitrovicës Veriore, që më shumë se 20 vite e ka pasur të pamundur t’i shfrytëzoj, shtëpia dhe lokalet e tij kanë qenë të uzurpuara nga serbët. Këtë person e kam njohur personalisht.

I njëjti është gjetur i vdekur nga Policia e Kosovës. Tashmë i ndjeri thoshte se “zorrt n’bark po m’pshtjellen kur po i shoh serbt n’shpi teme e une refugjat e qiragji naper shpija naper Kosove”.

I ndjeri disa herë e ka mediatizuar këtë çështje, ka kërkuar që të i kthehet prona e tij, ka bërë kërkesa në çdo institucion vendor e ndërkombëtar, por kurrë nuk i është gjetur zgjidhje. Ai ka kërkuar vetëm pasurinë e tij dhe asgjë më shumë.

Serbët përveç që ia kanë pas uzurpuar pronën Shemsedin Miftarit, ata e kanë pas kërcënuar më jetë të njëjtin. Ata dy serbë kanë qenë Zvezdan Mihajlloviq dhe Milleti Mirosllav. Cështja e ndryshimit të territoreve këta serbë uzurpatorë i ka trimëruar edhe më shumë.

Atëherë ja ku janë vrasësit e tij, por a janë të vetmit këta fajtorë?

Që 20 vjet klasa politike në Kosovë i ka nëpërkëmbur shqiptarët e Mitrovicës Veriore, janë këta të njëjtit të cilët sot me veprimet e tyre ia morën jetën Shemsedin Miftarit, na e bëjnë të pamundur ta gjejmë një punë në Kosovë mua dhe secilit nga ne, nuk të lejojnë të ushtrosh asnjë veprimtari biznesore, as të marrësh një leje e as asgjë.

Pra, serbët e vranë Dinin (shkurtimisht e kemi thirrur Din), mirëpo këtë ia mundësuan politikanët shqiptarë.

U prehsh në paqe Din. Ti je pasqyra e fatkeqësisë së Kosovës. Një protestë dhe drejtësi duhet të kërkohet për ty po aq sa kërkohet për Astrit Deharin e për Agon Musliun, e nesër mund të jem edhe unë apo ti që po e lexon këtë shkrim si Dini.

Kërkoni në internet dhe gjeni më shumë info dhe vërtetoni këto që i them për Dinin

Të ngjajshme

LDK sot finalizon marrëveshjen me partnerët e saj për krijimin e Qeverisë së re

albswiss.com

Pacolli: UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë, besoj në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

albswiss.com

‘Nxehet’ Pacolli ia thotë në sy drejtorit të MPJ-së: Punove kundër meje

albswiss.com

Edi Rama tërheq zyrtarisht padinë ndaj Ramushit

albswiss.com

Ramush Haradinaj komenton kërcënimin ndaj Albin Kurtit

albswiss.com

Haradinaj nderon të rënët e ushtrisë amerikane në Ditën e Përkujtimit

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!