fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Gjilan: Ndalohet një person i dyshuar për fajde

gjilan:-ndalohet-nje-person-i-dyshuar-per-fajde

Një person në Gjilan është ndaluar si i dyshuar për fajde.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin L.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se është përfshirë në veprën penale ‘’Fajdeja’’, nga neni 331 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari L.K., ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro.

Me kërkesë të prokurorisë dhe aprovim të gjykatës, nga policia është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollës janë gjetur disa shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me çështjet inkriminuese.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur dhe prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.

Të ngjajshme

Sot bëhen dy vite nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi

albswiss.com

Do t’ju trishtojë çmimi i orës së Endrit Thaçi me të cilën u pa në stadium

albswiss.com

‘Kaubojsja’ shqiptare ruan lopë dhe mban ‘çiften’ me vete, shikoni këtë VIDEO dhe do mbeteni pa fjalë!

albswiss.com

Këto janë të rejat e fundit nga koronavirusi në Kosovë

albswiss.com

Vetëvendosje mban konferencë për media

albswiss.com

Plani për t’iu shmangur koronavirusit, ky është hapi i radhës nga Ministria e Arsimit

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!