fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Kur mund të mbahet seanca për votimin e Qeverisë Hoti?

kur-mund-te-mbahet-seanca-per-votimin-e-qeverise-hoti?

Raportohet se seanca për votimin e qeverisë Hoti mund të mbahet të marten.

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese ku iu dha drita e gjelbër Kuvendit për ta formuar Qeverinë e re pa shkuar vendi në zgjedhje, tani koalicioni ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, është duke u munduar që të mos vonohet në këtë drejtim.

Klan Kosova përmes burimeve të sigurta mëson se koalicioni LAN po synon që të martën (02 qershor, 2020) në ora 10:00, ta mbajë seancën në Kuvend për votimin e Qeverisë.

“Nëse të hënën shpërndahen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në po atë ditë ne do ta kërkojmë me 64 nënshkrime të deputetëve seancën që të mbahet të martën ose ndonjë ditë tjetër që vendosë Kryesia e Kuvendit”.

Sipas këtij burimi, seanca mund të mbahet edhe të hënën nëse kështu vendos Kryesia e Kuvendit.

Klan Kosova po ashtu mëson se ky koalicion është duke i bërë përgatitjet e fundit për seancën në fjalë.

Ky burim thotë se janë të paktën 64 vota që do ta mbështesin formimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të ngjajshme

Kurti më në fund pranon të shkojë te Thaçi, por jo në terminin e thirrur nga Presidenti

albswiss.com

Haziri për të prekurit me koronaviris nga Gjilani: Kishin pasur kontakte me familjarët, ta karantinoret gjithë Anamorava

albswiss.com

Shefi u jep ekstra pushim punëtorëve që nuk pinë cigare

albswiss.com

Kjo ishte epiqendra e tër metit në Zvicër

news

MASHT-it i ofrohet falas platforma online që lidhë mësimdhënësit me nxënësit virtualisht

albswiss.com

Sot shkoi në 36, por mësoni sa do të jenë temperaturat nesër e pasnesër

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!