fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

199 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

199-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove

Deri më tani, në Kosonë janë 199 raste aktive me koronavirus.

Gjatë së shtunës në Kosovë u shënuan edhe 6 raste të reja me infeksion Covid-19 derisa 12 tjerë u shëruan. Kjo ka çuar në total numrin e të infektuarve në 1,070 derisa të të shëruarve në 841. Deri sot në Kosovë kanë vdekur 30 persona nga koronavirusi.

Megjithatë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, vazhdon të bëj thirrje për kujdes të shtuar te qytetarët, madje të mbahet distanca sociale e edhe maskat në fytyrë.

Të hënën, më 1 qershor, nis faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj koronavirusit.

Në fazën e tretë pritet të nis qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike.

Siç ka njoftuar edhe Ministria e Shëndetësisë, në këtë fazë pritet të nisë transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomitë në përgjithësi, provimet në arsimin e lartë, testi i Maturës dhe Arritshmërisë, hapja e kinemave dhe teatrove dhe hapja selektive e aktiviteteve sportive. Poashtu, gjatë fazës së tretë do të ketë rivlerësim për hapjen e kufijve, aeroporteve, ahengjeve, banjave, panaireve, pishinave e klubeve të natës.

IKSHPK’ja thotë se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të tyre dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, meqenëse, rreziku ende ekziston. Thirrja në fuqi është edhe për t’iu shmangur grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Të ngjajshme

Fitore Pacolli flet para vendimit të Kushtetueses: Nëse krijohet qeveria e re, ajo është antikushtetuese

albswiss.com

Kryetari i Deçanit i tronditur nga vdekja e 19 vjeçares, këto janë fjalët prekëse të tij

albswiss.com

Nisin hetimet për vdekjen e 16-vjeçares nga Drenasi, familjarët fajësojnë mjekët në QKUK

albswiss.com

Ankohen banorët e Karaçevës, thonë se xhanadarmëria serbe prapë ka hyrë në territorin e Kosovës

albswiss.com

Këto barnatore do të jenë kujdestare sot

albswiss.com

Lajm i mirë: Shërohet edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!