fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Edi Rama e nis ditën duke shpërndarë fjalimin në mbrojtje të luftës së UÇK-së

edi-rama-e-nis-diten-duke-shperndare-fjalimin-ne-mbrojtje-te-luftes-se-uck-se

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare.

Ai ka shpërndarë fjalimin e tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë pas publikimit të propozim aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për krime të supozuara gjatë luftës

“Po të numërosh rastet e stërhetuara në territorin e Kosovës lodhesh, po në Serbi, zero! Vetëm t’i numërosh deklaratat të pas luftës për nevojën e krijimit të një gjykate të re, lodhesh. Po lodhu sa të duash e zor se do gjesh për mos të thënë zero deklarata të tilla në adresë të Serbisë pas bombardimit. Dhe Serbinë nuk e bombardoi Thaçi e Veseli, por bota demokratike, nuk ishte viktimë, por agresori dhe Thaçi me të tjerë u rebeluan ndaj agresorëve, ky është fakt”, kishte deklaruar ndër të tjera Rama para deputetëve në seancën e fundit të Parlamentit shqiptar.

Video është ilustruar edhe me pamje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenteve të bombardimeve të NATO-s.

Ndërsa si përshkrim për videon, Rama shkruan: “Mirëmëngjes nga Prishtina ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”.

Të ngjajshme

Nasim Haradinaj: Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin

albswiss.com

Humb jetën tragjikisht në Gjenevë të Zvicrës djali i dëshmorit Blerim Zuqaku nga Vushtrria

admin

Osmani për Ditën e Evropës: Mbajtja e Kosovës e izoluar është në kundërshtim me vlerat BE-së

albswiss.com

Besnik Tahiri flet pas marrjes së pozitës

albswiss.com

Vjosa Osmani me mesazh për mjekët në Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit

albswiss.com

Albin Kurti pranon urim nga kryeministrja e Norvegjisë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!