fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Grenell reagon pasi euro-parlamentarët i kërkuan Merkelit liberalizimin e vizave për Kosovën

grenell-reagon-pasi-euro-parlamentaret-i-kerkuan-merkelit-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Grenell ka reaguar pasi një grup euro-parlamentarët i kërkuan Merkelit liberalizimin e vizave për Kosovën.

Emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, sa herë që është kritikuar nga zyrtar të Brukselit rreth punës së negociatave Prishtinë-Beograd, ua ka rikujtuar atyre faktin që BE e ka lënë Kosovën si të vetmin shtet të izoluar pa liberalizim të vizave.

E pak ditë pas kritikave të Grenell, një grup euro-parlamentarësh të prirë nga Viola von Cramon Taubadel, i kanë shkruar letër kancelares gjermane, Angela Merkel, ku i kanë kërkuar që të Gjermania të përmbyll brenda vitit 2020 punën e vizave për Kosovën, meqë Berlini zyrtar do të udhëheq me presidencën e BE’së në pjesën e dytë të vitit.

Lidhur me një zhvillim të tillë s’ka qëndruar pa reaguar vetë Grenell, i cili thotë se është një lajm i mirë, edhe në qoftë se liberalizimi do të ndihmoj vetëm disa industri të caktuara biznesi.

“Më në fund, Ky është një lajm i mirëseardhur, edhe nëse është vetëm për disa industri të caktuara biznesi”, ka thënë Grenell në një reagim në twitter.

Ai thotë se fokusimi i SHBA’së në normalizimin ekonomik të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur evropianët, duke thënë se amerikanët janë të lumtur t’i shohin evropianët teksa udhëheqin.

“Fokusi amerikan në normalizimin ekonomik ka nxitur edhe veprimet e evropianëve. Dhe ne jemi të lumtur t’i shohim ata teksa udhëheqin”, ka përfunduar Grenell.

Të ngjajshme

Haradinaj reagon pas vendimit për heqjen e taksës: Kurti ia humbi Kosovës kapitalin politik për njohje nga Serbia

albswiss.com

Teksti i plotë i marrëveshjes LDK – AAK, përmenden edhe subjektet tjera të koalicionit

albswiss.com

Vdekja në pishinë e 13 vjeçares, ky është rrëfimi prekës i dëshmitarëve

albswiss.com

‘Kam arsye të forta, jam vajzë e re…’/ Familja kërkon ta fejojë, 18-vjeçarja kërkon ndihmën e djalit të xhaxhait (Video)

albswiss.com

Pas komenteve të Fitore Pacollit, vjen reagimi i Daut Haradinajt

albswiss.com

Nesër mbërrin një kontingjent i masave mbrojtëse nga Turqia në Kosovë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!