fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

IKSHPK ka disa lutje për qytetarët pas rritjeve të rasteve me koronavirus

ikshpk-ka-disa-lutje-per-qytetaret-pas-rritjeve-te-rasteve-me-koronavirus

Kosova po vazhdon të përballet me rritje të shpejtë të të infektuarve me koronavirus.

Në kuadër të masave kundër pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë në fazën e tretë të hapjes nga data 1 qershor ka lejuar veprimtarinë e pothuajse të gjitha bizneseve dhe institucioneve përveç shkollave.

MSH pati paralajmëruar se hapja nënkupton më shumë përgjegjësi kolektive dhe në bazë të situatës epidemiologjike, masat dhe kufizimet do të rikthehen sërish.

Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, MSH e ka bërë të obligueshme bartjen e maskave në vendet e mbyllura kur ka shumë njerëz, sikurse është transporti publik, qendrat tregtare, etj. Ndërsa rekomandohet mbajtja e distancës në vendet ku është e mundur, si dhe të vazhdohet pastrimi i duarve sikurse është rekomanduar edhe më parë.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka bërë të obligueshme mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura ku ka shumë njerëz për shkak se virusi Covid-19 mund të transmetohet përmes spërklave të njerëzve të infektuar. Shumica e personave të sëmurë me koronavirus nuk shfaqin simptoma në ditët e para dhe mund të infektojnë më shumë njerëz duke mos e ditur fare.

Të ngjajshme

Haradinaj në përvjetorin e rënies së vëllaut: Luani u përjetësua pikërisht në ditëlindjen e Skënderbeut e të nanës Rukë

albswiss.com

Ushtria e Kosovës synon të pajiset me katër helikopterë

albswiss.com

Shuhet Rapsodi Hashim Shala, njeriu që ‘zemrat ua bënte mal’ djalërisë në tokat Ilire, kur këndonte “Thërret Prizreni mori Shkodër”

admin

11 nga të infektuarit sonte janë nga Topanica, familjarë të shoferit që erdhi nga Gjermania

albswiss.com

Pas shërimit të pacientit të parë të prekur me koronavirus, flet Kryetari i fshatit Stubëll

albswiss.com

Prej 4 vitesh e ka të pamundur të ecë, 28-vjeçarja apel të gjithë shqiptarëve: Më ndihmoni të realizoj ëndrrat

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!