fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Reshje e shkarkime rrufesh, ky do të jetë moti për dy ditët e ardhshme

reshje-e-shkarkime-rrufesh,-ky-do-te-jete-moti-per-dy-ditet-e-ardhshme

Mësoni se ҫfarë moti iu pret në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të jetë mot i nxehtë, kurse pasnesër pritet të ketë reshje afatshkurta e shkarkime rrufesh.

“Do të vijojë situatë e ngjashme meteorologjike. Masat e nxehta të ajrit me origjinë afrikane vazhdojnë me të njëjtën ritëm, sa i përket fushave termike. Do të ketë orë të gjata me diell dhe erëra të lehta deri mesatare”, ka njoftuar IHMK’ja.

IHMK’ja ka shtuar se “të enjten përpos temperaturave të ngjashme që parashihen të regjistrohen, gjatë pjesë së dytë të ditës pritet të ketë vranësira lokalisht të dendura të cilat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe shkarkime rrufesh”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet kujdes nga rrezet e diellit prej orës 9-17.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi maksimale deri 9 m/s.

Të ngjajshme

Kishte planifikuar pushime, veprimi i policit pas tërmetit në Shqipëri vlerësohet nga të gjithë

albswiss.com

Lista Serbe, ndërmjet pushteteve në Prishtinë dhe Beograd

albswiss.com

Gjashtë të shëruar nga koronavirusi pritet të lirohen sot, dy vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë

albswiss.com

Gjendet një person pa shenja jete në Mitrovicë

albswiss.com

Haxhiu për deklaratën e Thaçit: Një paralajmërim i tillë tregon se po përgaditet një marrëveshje e keqe

albswiss.com

Situatë e tensionuar në Tiranë, lëndohen disa persona në protestë nga hedhja e kapsollave

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!