fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Hoti konfirmon fillimin e dialogut: Po punoj për ta kompozuar një ekip që do ta kryesoj unë

hoti-konfirmon-fillimin-e-dialogut:-po-punoj-per-ta-kompozuar-nje-ekip-qe-do-ta-kryesoj-une

Hoti thotë se dialogu s’ka alternativë: Po punoj për ta kompozuar një ekip që do ta kryesoj unë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë, pavarësisht zhvillimeve të fundit, raporton Gazeta Express.

Hoti para ministrave tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se Kosova duhet të tregojë përkushtimin që ka si shtet në këtë proces.

Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në kompozimin e një ekipi që do ta përfaqësojë Kosovën.

“Kemi në rend të ditës një vendim të rëndësishëm, më lejoni edhe njëherë që pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë, duhet të tregojmë përkushtim si shtet në këtë proces.

Kosova është e përgatitur në këtë proces, është bërë një punë e madhe në secilin e tema të mundshme që duhet të fillojë nga njohja reciproke, jemi duke punuar që të kompozojmë një ekip që do të përfaqësojë Kosovën në këtë proces që do të kryesohet nga kryeministri”, ka thënë Hoti.

Të ngjajshme

Iu deshën pesë javë për ta mposhtur koronavirusin, ky është rrëfimi prekës i 50-vjeçares

albswiss.com

Askush nuk mund ta përfundojë sfidën, 20 mijë dollarë për të qëndruar 10 orë brenda kësaj shtëpie

albswiss.com

Bulliqi dorëzon aplikimin në KQZ, shprehet i bindur se do të zgjedhet kryetar i Podujevës

albswiss.com

Veton Berisha iu shkruan ambasadave: Aman ndihmojeni kominitetin RAE

albswiss.com

Noizy kapet me njërin nga forcat e Reneas, gjatë ndihmës që po ofronte për viktimat e tërmetit

news

21 vjetori i çlirimit, ja çka do të ndodh sot në Kosovë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!