fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Dy pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në spitalin e Vushtrrisë

dy-paciente-me-koronavirus-ne-gjendje-te-rende-ne-spitalin-e-vushtrrise

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë bën thirrje për kujdes të shtuar: Dy pacient me COVID-19 në gjendje më të rëndë.

Drejtori i spitalit të Përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, Musel Pllana ka treguar për situatën aktuale për pacientët e infektuar me COVID-19.

Pllana në një prononcim për Telegrafin ka thënë se aktualisht në këtë spital janë të shtruar 33 pacient me COVID-19, prej tyre 20 janë me oksigjeno-terapi dhe dy janë në gjendje më të rëndë, në intubim.

Sipas tij, 12 persona janë duke u trajtuar si të dyshuar, pasi ende nuk ju është dhënë përgjigja nëse janë apo jo të infektuar me COVID-19.

“Brenda 24 orëve të fundit sipas raportit të kujdestarive janë bërë mbi 25 vizita. Aktualisht kemi 33 pacientë, ku prej tyre 20 janë me oksigjeno-terapi, dy janë të intubuar dhe 12 persona të dyshuar, pasi janë të pritje të rezultateve të testit”, ka thënë ai.

Pllana po ashtu theksoi se gjendja e dy pacientëve që janë në intubim është pak më e rëndë dhe janë në Intensivë.

I pyetur se cila është mosha e pacientëve, ai tha: “Pak a shumë prej moshës 45 deri 80 vjeç”.

Ndërsa, sa i përket personelit shëndetësor, Pllana tha se aktualisht janë dy mjekë të infektuar, pesë infermiërë si dhe një teknik.

“Mjekë të infektuar kemi dy, nga stafi i mesëm –infermierë kemi pesë dhe një është nga shërbimet teknike”, tregoi ai.

Drejtori i spitalit të Vushtrrisë, Pllana po ashtu tha se gjendja aktuale në vend është alarmante dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjendja është alarmante dhe kërkoj nga qytetarët që t’i mirëmbahen rregullave të IKShPK-së dhe MSH-së”, ka thënë ndër të tjera, Mursel Pllana.

Ndryshe, ditë më parë me një vendim nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, është duke pranuar të gjithë pacientët e prekur ose të dyshuar me virusin COVID-19 edhe nga spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, ”Dr.Sami Haxhibeqiri”, ndërsa ky i fundit pranon të gjitha rastet me sëmundje tjera.

Të ngjajshme

Albin Kurti thotë: Dikush po do gjakderdhje në Veri për t’i hapur shampajnat e ndarjes së Kosovës

albswiss.com

Koroanvirus, Ambasada e Kosovës në Itali ka një njoftim të rëndësishëm për shtetasit kosovarë

albswiss.com

E dhimbshme, Gruaja shtatzëna nga Vitia humb foshnjën nga aksidenti në trafik

albswiss.com

Grevat s’kanë të ndalur

admin

Pas ushtrisë, Kosova nis edhe Policinë për të ndihmuar Shqipërinë

news

Kosnett: Nuk ekziston marrëveshje e gatshme siç thoshte Kurti

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!