fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

815 çifte u shkurorëzuan në Kosovë gjatë 2019-tës

815-cifte-u-shkurorezuan-ne-kosove-gjate-2019-tes

Është rritur numri i shkurorëzimeve në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019” ku tregohet se në Gjykatat Themelore të Kosovës janë grumbulluar gjithsej 815 fleta për shkurorëzime.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1%, viti i dytë me 12.9% dhe më pak se një vit 9.9% e të shkurorëzuarve. Në shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6% e rasteve.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme; numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3%, kurse i meshkujve 338 apo 41.5%.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5%, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 % dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3%

Të ngjajshme

Alea Krasniqi diagnostifikohet me Leukemi akute, kërkohet ndihmë për shërimin e saj

albswiss.com

Daçiq shpërblen tenistin me famë botërore për lobimin kundër Kosovës

albswiss.com

Ministri Konjufca deklarohet pas lajmit për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone

albswiss.com

Kosova mund t’i mbyllë kufijtë

albswiss.com

Deputeti i PDK-së thotë se Xhelal Sveçla ka vendosur kamera dhe përgjues në institucione

albswiss.com

Reagon SHKK: Menyja ushqimore në burgje përpilohet nga ekspertët e ushqimit

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!