fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Alarmon mjekja shqiptare: Moshat e reja pa sëmundje të tjera janë të rrezikuara nga Covid-19

alarmon-mjekja-shqiptare:-moshat-e-reja-pa-semundje-te-tjera-jane-te-rrezikuara-nga-covid-19

Edhe moshat e reja pa sëmundje të tjera janë të rrezikuara nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manasterliu ka publikuar në “facebook”, videon e një mjekeje të quajtur Migena Qato e cila i bën thirrje të gjithëve të tregon të kujdesshëm. Covid-19 nuk po bën diferencë në moshe dhe të rinjë pa asnjë sëmundje tjetër po infektohen gjithnjë e më shumë.

“Për më tepër se 5 muaj, po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, thotë Qato në video.

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti nga Klina: Erërat shkaktuan dëme të mëdha, fat që nuk pati vdekje të njerëzve

albswiss.com

Mustafa: Për 100 ditë, Kurti i bëri shumë dëme Kosovës

albswiss.com

Edhe 76 zyrtarë policor në Kosovë ende aktiv me Koronavirus

albswiss.com

Javën tjetër merret vendimi nëse do të shtyhen zgjedhjet në UP

albswiss.com

Ngjarja e rëndë në Gjilan, policia gjen fakte të reja për Valdete Bllacën

albswiss.com

Të bllokuara hyrje daljet e Prishtinës

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!