fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Mikrobiologu Raka iu përgjigjet teoricienëve konspirativë: Nuk jeni kaq të rëndësishëm që t’iu vendosin çipa

mikrobiologu-raka-iu-pergjigjet-teoricieneve-konspirative:-nuk-jeni-kaq-te-rendesishem-qe-t’iu-vendosin-cipa

Lul Raka thotë se virusi ekziston edhe ai duhet të merret seriozisht.4

Ai ka folur për rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19.Tha se secili prej nesh duhet të vetëdijësohet para se virusi të depërtojë në shtëpitë tona.

Raka foli edhe për personat që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19 dhe për ata që thonë se “ky virus është rrenë dhe veç po bëhet për të na vendosur disa çipa që të na kontrollojnë lëvizjet gjatë gjithë kohës”.

Për këta persona, Lul Raka e ka një përgjigje interesante.Thotë se “çka i bën ata kaq të rëndësishëm sa t’iu vendosin çipa”, ka thënë Raka në Dukagjin.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kërrkush. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, ka thënë ndër të tjera Raka.

Të ngjajshme

Ja sa foshnje lindën në Kosovë gjatë periudhës së pandemisë

albswiss.com

Ja çfarë bën vajza e Behgjet Pacollit për të mbijetuarit e tërmetit

news

Ramush Haradinaj: Edi Ramës ia prisha planin serbomadh- ka një porosi edhe për Albin kurtin

albswiss.com

Mbahet konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës

admin

Mediat polake të shokuara nga ajo çka u gjet në Kosovë (Video)

albswiss.com

Pa mjekër, kështu dukej Adem Jashari në shkollë të mesme

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!