fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Pacientët me koronavirus po trajtohen në katin e dytë, prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë

pacientet-me-koronavirus-po-trajtohen-ne-katin-e-dyte,-prishet-ashensori-ne-kliniken-e-pulmologjise

Është prishur ashensori në Klinikën e Pulmologjisë.

Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK është prishur ashensori. Një defekt i tillë ka vështirësuar edhe transportimin e bombolave të oksigjenit për në katin e dytë ku edhe po trajtohen pacientë të infektuar me COVID-19.

Një prishje e tillë e ashensorit duket të jetë shkaktuar nga peshat e rënda të bombolave të oksigjenit të cilat barten në mënyrë të vazhdueshme.

Në Klinikën e Pulmologjisë sipas të dhënave të sotme të SHSKUK-së janë të shtrirë gjithesejtë 94 pacientë, 2 janë duke u trajtuar me CPAP dhe 84 me oksigjenoterapi.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që është prishur ashensori në këtë klinikë.

Sipas burimeve të Gazetës Express kohë më parë ishte planifikuar që të ndërrohej plotësisht.

Të ngjajshme

Konfirmohet edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 24 numri i të prekurve

albswiss.com

VIDEO/ Shoferi tmerrohet kur zbulon një bretkosë në makinën e tij

albswiss.com

Momenti kur fëmija nxirret nga rrënojat e banesës në Thumanë

news

Avdullah Hoti merr urimin e parë nga kancelari i Austrisë

albswiss.com

Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë solemne për Ditën e Çlirimit

albswiss.com

Do të inspektohen nga Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë, merret vendimi për kafenetë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!